Lajme nga Bota

Conte kërkon mbështetjen e çiftit Ferragnez: Më ndihmoni të bindim të rinjtë të përdorin maskën

Conte kërkon mbështetjen e çiftit Ferragnez: Më ndihmoni

Kryeministri Giuseppe Conte ka telefonuar Chiara Ferragnin dhe bashkëshotin e saj Fedez. Biseda ka zgjatur gjatë dhe në të, kryeministri u ka kërkuar atyre ndihmë, për të bindur të rinjtë të mbajnë maskën e të respektojnë masat anti-Covid.

Detajet i ka zbuluar Fedez në Instagram.

“Dje morëm një telefonatë të papritur. Na kontaktoi kryeministri Conte dhe na kërkoi ndihmë. Do ishim shumë të lumtur sikur të ndikonim sado pak në këtë histori. Na kërkoi ndihmë për të inkurajuar popullsisë të mbajë maskën, sidomos të rinjtë”, tregoi Fedez, i cili u bën më pas thirrje të gjithëve të respektojnë masat për të shmangur një izolim të dytë që do të ishte fatal për ekonominë.

Fedez dhe Chiara janë dy nga italianët më me ndikim sidomos në radhët e të rinjve. Ai është reper i njohur, kurse ajo influencuese.

*Burimi Huffington Post