Lajme nga Bota

Conte kërkon zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme nga virusi, gazetari i kundërvihet

Conte kërkon zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme nga

Kryeministri italian Giuseppe Conte do i propozojë Parlamentit që të zgjasë deri në fund të janarit 2021 gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit. Gjatë fjalës së tij pas një vizite ne provincën e Casertas ai tha:

Situata është tejet komplekse. Ka çështje kritike të cilat nuk mund ti fshehim. Ne do të që vazhdojmë t'i ndjekim ato dhe do përpiqemi t'i zgjidhim në muajt e ardhshëm. Edhe sfidën e vështirë të rihapjes së shkollave do ta fitojmë të gjithë së bashku.

Por për gazetarin Augusto Minzoloni kjo kërkesë nuk ka asnjë lloj efekti dhe se fundja të gjithë po bëjnë atë që duan.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan:

Qeveria po kërkon një zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 janar. Përtej implikimeve politike që në një gjendje të tillë mbrojnë vetëm rolin e Contes, unë nuk e kuptoj efektivitetin e saj pasi duke lëvizur nëpër qytetet italiane të gjithë bëjnë atë që u pëlqen. Provat janë të vështira të mohohen.

Conte kërkon zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme nga

Italia duket në një situatë më të qëndrueshme nga koronavirusi, në krahasim me vendet si Franca, Britania apo Spanja.

Sipas të dhënave nga John Hopkins në Itali kanë ndërruar jetë 35.894 persona kurse numri i përgjithshëm i të prekurve është 314.861, nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit deri më tani.