Lajme nga Bota

COVID-19/ 83% e rasteve të reja në SHBA janë me variantin indian “delta”

COVID-19/ 83% e rasteve të reja në SHBA janë me variantin indian

Sipas autoriteteve shëndetësore në Washington, plot 83% e infektimeve të reja me koronavirus në SHBA janë me variantin indian “delta”, një mutacion i COVID që është më i transmetueshëm, por edhe më i rrezikshëm për moshat e reja.

Trendi është tejet shqetësues, teksa dy javë më parë 50% e infektimeve ishin me këtë variant, një dëshmi se “delta” është shumë e transmetueshme dhe e rrezikshme.

Për shkak të këtyre zhvillimeve disa qendra urbane në SHBA kanë rikthyer mandatin e maskës dhe ruajtjes së distancave në ambjentet e mbyllura për të shmangur nisjen e një vale tjetër infektuese.

Sipas ekspertëve amerikanë edhe ata që kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID mund të rrezikohen nga ri-infektimi.

Tiranapost.al