Lajme nga Bota

Covid-19, Franca rivendos gjendjen e jashtëzakonshme

Covid-19, Franca rivendos gjendjen e jashtëzakonshme

Rritja e shifrave të infektimeve me Covid-19 ka bërë shumë vende të botës të rikthejnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Qeveria franceze ka njoftuar se do të rikthejë gjendjen e emergjencës shëndetësore.

Ky vendim është njoftuar me një dekret të  miratuar.

Nga e premtja në Francë do të kthehet gjendja e jashtëzakonshme, ku qeveria do të njoftojë masat urgjente për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.