Lajme nga Bota

Covid-19/ Irlanda kalon në nivelin 5, por çfarë do të thotë kjo: Po e bëjmë për Krishtlindjet!

Covid-19/ Irlanda kalon në nivelin 5, por çfarë do të

Irlanda rikthehet me kufizimet më të ashpra kundër koronavirusit, Kryeministrit thotë se më këtë vendim ka shpresë që Krishtlindjet ti festojnë të gjithë siç duhet. Sipas vendimit të ri, që nga mesnata e të mërkurës, Republika e Irlandës futet në Lockdown, një nga kufizimet e nivelit 5, më të larta të alarmit nga koronavirusi. Lockdowni do zgjasë 6 javë, si një mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Covid-19/ Irlanda kalon në nivelin 5, por çfarë do të

Nën këtë vendim, të gjitha bizneset e konsideruara jo thelbësore, si sallonet e berberëve dhe parkuereve si dhe trajtimeve estetike do të mbyllen deri me 1 dhjetor. Restorantet dhe kafenetë do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin vetëm për porosi me vete: Pra merr kafen apo ushqimin dhe largohu në shtëpi!

Punonjësit duhet të punojnë nga shtëpia, të paktën pjesa më e madhe e atyre që munden!

Njerëzit do të lejohen të dalin vetëm 5 kilometër larg shtëpisë së tyre.

Covid-19/ Irlanda kalon në nivelin 5, por çfarë do të

Numri i të ftuarve në dasmë nuk duhet të kalojë 25 dhe duke ruajtur distancën me 3 metër.

Vendimi është në fuqi deri në fund të dhjetorit. Shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura, po ashtu aktivitetet primare sportive.

Kryeministri Michael Martin tha këtë mbrëmje se rivendosja e bllokimit kombëtar nuk ishte thjesht një opsion relaist, por një nevojë për shkak të nivelit të infeksionit dhe numrit të të shtruarve në spitale, që nuk duhen injoruar.

Covid-19/ Irlanda kalon në nivelin 5, por çfarë do të

 ‘Edhe kur të vijë dimri, do ketë shpresë dhe dritë. Nëse tërhiqemi të gjithë së bashku gjatë gjashtë javëve të ardhshme, do të kemi mundësinë për të festuar Krishtlindjet në një mënyrë kuptimplotë. Ne duhet të këmbëngulim dhe duhet të jemi elastik. Ne do ta shtypim këtë virus dhe do të dalim nga këto kufizime në 1 Dhjetor. '

Kryeminsitri u zotua se do të sigurojë mbështetje financiare për individë dhe biznese në nevojë, gjithashtu theksoi se shërbimet për shëndetin mendor do të jenë përparësi.

Vendimi për të lëvizur në nivelin e pestë u mor në një takim të Kabinetit, pas rekomandimeve nga ekspertët e shëndetit. Irlanda regjistroi numër rekord të infektuarish, me 1,031, duke e çuar totalin në më shumë se 50,000 për herë të parë./Metro/