Lajme nga Bota

Covid-19/ Katër vende të tjera i shtohen hartës së kuqe të BE

Covid-19/ Katër vende të tjera i shtohen hartës së kuqe

Numri i vendeve të cilat po hyjnë në hartën e zonës së kuqe duket se sa vjen edhe rritet.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të  koronavirusit, që do të thotë se ato kombe që kanë kaluar mbi 120 raste për 100,000 njerëz në dy javët e fundit nuk mund të udhëtojnë në pjesë të tjera të Europës.

Bëhte fjalë për Holandën, Islandën, Danimarkën dhe Hungarinë, të cilat i janë shtuar listës së kuqe ditën e sotme duke e çuar në 9 numrin total të shteteve.

Holanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit.

Islanda raportoi mbi 80 raste  të reja gjatë fundjavës sipas ECDC, por duke pasur parasysh popullsinë e vogël të vendit edhe rritja më e vogël e rasteve mund të ketë një ndikim të rëndësishëm.

Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muaj, sipas të dhënave të ECDC.

Ndërkohë lista e shteteve të cilat janë pjesë e hartës së kuqe janë Spanja, Republika Çeke, Franca, Luksemburgu, Belgjika, Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria.