Lajme nga Bota

Covid-19 mund t’ju dëmtojë dëgjimin, shënohet rasti i parë në Britani

Covid-19 mund t’ju dëmtojë dëgjimin, shënohet rasti i

Një 45-vjeçar papritmas humbi dëgjimin për shkak të Covid-19 dhe mjekët kanë konfirmuar rastin e parë të këtij lloji në Britaninë e Madhe.

Pacienti i paidentifikuar, i cili vuante nga astma, kishte nevojë për trajtim të kujdesit intensiv pas infektimit me Covid.

Pas një qëndrimi të gjatë në spital, ai ishte ankuar për humbjen e dëgjimit në veshin e tij të majtë ndërkohë që nuk kishte pasur më parë probleme me veshët.

Shkencëtarët besojnë se humbja e dëgjimit mund të jetë shkaktuar nga koronavirusi. Mjekët që e kanë trajtuar dhe kanë deklaruar se kanë rikuperuar pjesërisht dëgjimin e pacientit.

Ky është rasti i parë zyrtar i regjistruar i humbjes së dëgjimit lidhur me Covid në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që sipas “Daily Mail”, katër raste të tjera janë raportuar diku tjetër në botë.