Lajme nga Bota

Covid-19/ Ndryshe nga e gjithë bota, Suedia rekomandim të ri për qytetarët

Covid-19/ Ndryshe nga e gjithë bota, Suedia rekomandim të ri për

Dihet tashmë që Suedia ishte ndër të vetmet shtete në botë që nuk ndërmori masa të ashpra kundër pandemisë Covid-19.

Tashmë që të gjithë flasin për valën e dytë të Covid, ku shumë shtete kanë bërë të detyrueshme maskat dhe po mendojnë të rikthejnë karantinën, Suedia vijon të ndjekë të njëjtën rrugë. Dhe shkalla e vdekshmërisë në këtë vend vijon të jetë e ulët krahasuar me shumë shtete.

CNN shkruan se qeveria suedeze rekomandon të mos vaksinohen personat nën moshën 18 vjeç. Arsyeja sipas qeverisë qëndron në faktin se fëmijët nuk e transmetojnë virusin si të rriturit.

Shefi epidemiolog suedez Anders Tegnell shpjegoi se Suedia operon në parimin e një vaksine vullnetare, kjo ka ndodhur gjithashtu edhe gjatë pandemive të kaluara kur një numër i madh i njerëzve u vaksinuan.