Lajme nga Bota

Covid-19/ Paralajmëron komisionerja e BE: Të merren masa për parandaluar përsëritjen e pranverës së kaluar

Covid-19/ Paralajmëron komisionerja e BE: Të merren masa për

Rikthimi i fazës së dytë të Covid-19 në disa shtete të Bashkimit Europian në mënyrë më të ashpër se sa  në fillim të Marsit duket se është kthyer në shqetësim për gjithë botën.

Ndaj dhe komisionerja për Shëndetësinë në BE, Stella Kyriakides ka ngritur shqetësimin lidhur me mënyrës se si kjo fazë e dytë po menaxhohet.

Kyriakides është shprehur se heqja e masave kufizuese në fillim të verës ka çuar në një rritje e rasteve me koronavirus.

“Në disa vende anëtare situata është më e keqe sesa gjatë pikut në Mars. Kjo është vërtet arsye për t’u shqetësuar”, është shprehur Kyriakides.

Komisionerja për Shëndetësinë shton se ky është një moment vendimtar dhe të gjithë duhet të veprojnë me vendosmëri.

Ajo shprehet se të gjitha shtetet anëtare të BE se duhet të jenë të gatshme të vendosin masat e kontrollit menjëherë dhe në kohën e duhur për të parandaluar një përsëritje të pranverës së kaluar.