Lajme nga Bota

Covid-19, shifra e të infektuarve i kalon 90 milionë në të gjithë botën

Covid-19, shifra e të infektuarve i kalon 90 milionë në të

Më shumë se 90 milionë persona rezultojnë të jenë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Sipas Worldometer, janë konfirmuar 90,101,509 raste pozitive dhe 1,935,211 të vdekur.

64,492,597 të tjerë janë shëruar.

SHBA vijon të mbetet vendi më i prekur nga pandemia Covid 19 ku numërohen rreth 22,699,938 milionë të infektuar dhe 381,480 viktima. Në vendin e dytë rendit India me 10,451,346 milionë raste pozitive dhe 151,048 të vdekur.

Po ashtu, bota po konfirmon tashmë versionin e ri të virusit, që besohet ta ketë origjinën nga Afrika e Jugut dhe pretendohet se pqrhapet 70% më shpejt.