Lajme nga Bota

Covid-19/ Suedia pa shtetrrethim: Është pasuruar por ka një lajm të keq

Covid-19/ Suedia pa shtetrrethim: Është pasuruar por ka një lajm

U konsiderua si delja e zezë në pandeminë e koronavirusit. Për shkak se nuk mori masa ndaj pandemisë së koronavirusit. Të dhënat e publikuara në Reuters tregojnë se ekonomia suedeze u rrit me një shkallë shumë më të lartë se fqinjët e saj europianë në tre muajt e parë të vitit, kjo pas vendimit të qeverisë për të mos izoluar e bllokuar vendin për shkak të përhapjes së koronavirusin.

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Suedi u rrit me 0.1% në tremujorin e parë krahasuar kjo me tre muajt e fundit të vitit 2019.

Por këto të dhëna vijnë në një kohë kur Suedia ka shënuar nivelin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë, krahasuar kjo me rastet, numrin e popullsisë dhe vdekjeve.

Covid-19/ Suedia pa shtetrrethim: Është pasuruar por ka një lajm

⁠Qeveria suedeze tanimë rekomandon qytetarët që të qëdnrojnë brenda sa kanë mundësi, të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur. Masat e distancimit social janë në fuqi, por nuk ka një urdhër që i ndalon ato të salin jashtë. Që prej shpërthimit të pandemisë, suedezët kanë dalë në kafë, kanë shkuar në restorante dhe studentët nën moshën 16 vjeç kanë shkuar në shkollë.

Situata me koronavirusin në botë Kliko linkun për shifrat në kohë reale: https://www.worldometers.info/coronavirus/