Lajme nga Bota

Covid-i i merr jetën doktorit personal të Papës

Covid-i i merr jetën doktorit personal të Papës

Fabrizio Soccorsi, mjeku personal i Papa Françeskut është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeç. Ai u shtrua në spital për një problem onkologjik, por infektimi me Covid i mori jetën. 

“Vdekja erdhi si pasojë e ndërlikimet për shkak të Covid-19”, raportojnë mediat italiane.

Papa Françesku e kishte zgjedhur si mjekun e tij personal që në 2015-ën.

Soccorsi lindi në 2 shkurt të 1942-shit dhe u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968-ën. 

Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë 

Në qershor të 2017-ës, Fabrizio mori një goditje të fortë pasi humbi vajzën e tij Cristiana, e cila vuajti gjatë nga një sëmundje e pashërueshme.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al