Covid i merr jetën mjekut personal të Papa Françeskut

E Diel 10 Janar 2021, 19:04
TiranaPost
Mjeku personal i Papa Françeskut ka ndërruar jetë pas ndërlikimeve nga koronavirusi. Fabrizio Soccorsi 78 vjeç u shtrua në spitalin Gemelli të Romës për shkak të një sëmundje që me 26 dhjetor por infektimi me Covid ia rëndoi situatën dhe duke i shkaktuar vdekjen.
Lajmin e ka bërë me dije gazeta e Vatikanit L’Osservatore Romano.
Mbetet e paqartë se kur ka patur kontakte për herë të fundit me Papën. Ai ka qenë mjeku i tij personal që nga viti 2015.
Ndërkaq, Papa Françesku ka njoftuar se do të bëjë vaksinën anti-koronavirusit në javën e ardhshme.
*Tiranapost.al.