Lajme nga Bota

Covid ndikon edhe në dëgjim? Zbulimi i studimit të ri

Covid ndikon edhe në dëgjim? Zbulimi i studimit të ri

Pacientët me Covid kanë përjetuar probleme edhe në dëgjim, që ka zgjatur në kohë edhe pasi janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.

Një studim i zhvilluar nga audiologët në Universitetin e Mançesterit anketoi 121 të rritur tetë javë pasi dolën nga spitali.

Sipas CNN, kur u pyetën për ndryshimet që kishin dalluar në shëndetin e tyre të përgjithshëm, 16 prej tyre raportuan se kishin dalluar ndryshime në dëgjim. Tetë raportuan për përkeqësim të dëgjimit dhe tetë të tjerë dëgjonin zhurma në veshë, zhurma që nuk shkaktoheshin nga një burim i jashtëm.

Kevin Munro, një nga studiuesit tha se: “Shkencëtarët tashmë e dinin se viruset e tjera si fruthi, shytat dhe meningjiti mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit dhe se koronaviruset mund të dëmtojnë nervat që bartin informacione nga truri”.

Studiuesit thanë që rezultatet, të botuara në Gazetën Ndërkombëtare të Audiologjisë, shtojnë më shumë prova në të kuptuarit tonë për efektet afatgjate e Covid-it.