Lajme nga Bota

Covid/ Nga klubet e natës tek dasmat, Britania bën hap pas. Katër vendimet që do njoftojë kryeministri sot

Covid/ Nga klubet e natës tek dasmat, Britania bën hap pas. Katër

Kryeministri britanik Boris Johnson do të dalë në një konferencë për shtyp këtë mbrëmje ku do të njoftojë shtyrjen e heqjes së të gjitha masave anti koronavirusit. Në Britani dita e Lirisë ishte caktuar në 21 qershor por për shkak të variantit indian që është përhapur masat pritet të hiqen më 19 korrik. Ndërsa janë ngritur shqetësime se mund të krijohet konfuzion dhe bizneset do të dëmtohen më suhmë, qeveria britanike ka vendosur ti japë përparësi shëndetit.

Katër vendimet që pritet të shpallen sot janë:

Maska për fytyrën: Do të qëndrojë e detyrueshme në hapësirat e brendshme publike, në dyqane dhe në lokale brenda.

Distancimi social: Edhe kjo masë nuk pritet të hiqet më 21 qershor. Shpresohej që turmat për teatrot, kinematë dhe ndeshjet sportive të lejoheshin nga e hëna e ardhshme. Por masa do të qëndrojë deri në mes të korrikut. Aktualisht deri në 22,500 tifozë lejohen në stadiume për fazat e grupeve të turneut Euro 2020. Limti aktual prej 30 personash për tubime në natyrë gjithashtu pritet të mbetet në vend.

Dasmat: Raportet e mëparshme sugjeronin që kufiri prej 30 personash në dasma do të hiqej më 21 qershor. Rreth 50,000 çifte rezervuan ceremoni për katër javë pas kësaj date, por ata tani mund të detyrohen të ndryshojnë planet e tyre. Kufizimet mund të jenë ende të nevojshme pasi zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë kanë frikë se dasmat mund të bëhen ngjarje 'super përhapëse' ndaj Covid.

Klubet e natës: Klubet e natës janë goditur veçanërisht rëndë nga Covid, pasi janë detyruar të mbyllen për 15 muajt e fundit. Kryeministri mund të vonojë rihapjen e klubeve të tjera deri në të paktën 19 Korrik.

*Tiranapost.al.