Lajme nga Bota

COVID/ OBSH paralajmëron: Mund të ketë valë tjetër infektimesh gjatë vjeshtës në Europë

COVID/ OBSH paralajmëron: Mund të ketë valë tjetër

Variantet e reja të koronavirusit dhe veçanërisht ai indian që është i pranishëm tashmë në dhjetëra vende të botës ka ngritur shqetësimin se mund të kemi një tjetër rikthim në nivele të larta infektimi pas kalimit të sezonit veror.

Alarmi është ngritur nga drejtori për Europën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Hans Kluge, i cili është shprehur ditën e sotme se ritmet e infektimit me variantet e rinj që janë më të transmetueshëm dhe më të rrezikshëm për të rinjtë, janë të shpejtë, një trend që mund të shtohet me mbërritjen e sezonit gripal gjatë vjeshtës.

Për pasojë, Kluge ka bërë thirrje që vigjilenca e qytetarëve në të gjithë kontinentin të mos bjerë dhe të tregohet kujdes me respektimin e distancave, ruajtjen e higjenës dhe marrjes së të dy dozave të vaksinave anti-COVID të cilat janë vërtetuar se krijojnë një imunitet 70% për variantet e rinj.

Në Europë që prej fillimit të pandemisë ka pasur 55 milion të infektuar me COVID-19, 1.2 milion prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Aktualisht 366 mijë infeksionet e reja janë në masën më të madhe për shkak të varianteve të reja të virusit që përbëjnë aktualisht rrezikun më të madh.

Tiranapost.al