Lajme nga Bota

Covid s’ka ku të shkojë më që të prodhojë një variant vdekjeprurës: Shkencëtarja e Oxford sqaron ç’do të thotë dhe një parashikim për të ardhmen

Covid s’ka ku të shkojë më që të prodhojë

Covid nuk ka gjasa të shndërrohet në një variant me vdekjeprurës apo që të shmangë vaksinat, sepse nuk i ka mbetur më vend për të shkuar e për t'u përhapur. Këtë ka thënë shkencëtarja dhe krijuesja e vaksinës së Oxford, AstraZeneca.

Covid s’ka ku të shkojë më që të prodhojë

Në një intervistë për The Telegrahp, Sarah Gilbert ka deklaruar se koronavirusi ka të ngjarë të bëhet më pak i rrezikshëm për nga transmetueshmëria dhe sëmundshmëria: "Ne normalim shohim që viruset të bëhen më pak virulentë pasi qarkullojnë më lehtë dhe nuk ka arsye të mendojmë se do të kemi një version më virulent të Sars-CoV-2".

Shkencëtarja thotë se disa ndryshime priten, por parashikohet që përfundimisht Covid të kthehet si virusi i gripit: "Ajo që mund të ndodhë me kalimin e kohës është një proces disi i ngadaltë, dhe kjo është ajo që ndodh me viruset e gripit. Ju shihni ndryshime të vogla që grumbullohen gjatë një periudhe kohë dhe atëherë ne do kemi mundësinë të reagojmë ndaj saj".

Sarah Gilbert shpjegon se pse nuk ka të ngjarë të shfaqet një variant i ri virusi që të shmangë vaksinat: “Virusi nuk mund të ndryshojë plotësisht sepse proteina e tij duhet të ndërveprojë me receptorin ACE2 në sipërfaqen e qelizës njerëzore, në mënyrë që të futet brenda asaj qelize. Nëse ndryshon proteinën e saj aq shumë sa nuk mund të ndërveprojë me atë receptor, atëherë nuk do të jetë në gjendje të futet brenda qelizës. Pra nuk ka shumë vende që virusi të shkojë për të pasur diçka që do të shmangte imunitetin, por prapëseprape do të jetë një virus vërtetë infektiv”.

Sipas shkencëtares, ndërsa Covid do të kthehet në një virus sezonal do të krijohet imuniteti i përgjithshëm në popullatë: "Ne priremi të shohim zhvendosje të ngadaltë gjenetike të virusit dhe do të ketë imunitet gradual që do të zhvillohet në popullatë, ashtu siç ndodh me të gjithë koronaviruset e tjerë sezonalë".

“Janë katër prej tyre dhe ata kanë qarkulluar për dekada të tëra dhe ne as kemi qenë në dijeni të tyre. Pra ne tashmë jetojmë me katër koronaviruse të ndryshëm për të cilët ne besojmë se do të bëhet pjesë e tyre edhe Sars-CoV-2. Pyetja është se sa kohë do të duhet për arritur atje dhe çfarë masash do të duhet të marrim ndërkohë për të menaxhuar situatën aktuale”.

Deri më tani Delta është varianti i koronavirusit i cili ka shmangur vaksinat, megjithëse përifitimet tejkalojnë rreziqet. Ky variant prej muajsh po dominon rastet e tjera.

*Artikulli i Independent, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al. E.B