Lajme nga Bota

COVID/ Vaksinë e tretë për të moshuarit dhe një dozë për fëmijët! Planet e qeverisë gjermane për shtatorin

COVID/ Vaksinë e tretë për të moshuarit dhe një

Qeveria gjermane ka prezantuar ditën e sotme planin e saj për shmangien e një vale tjetër infektimi të COVID me mbërritjen e shtatorit dhe sezonit viral. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn, fokusi do të jetë mbi grupet vulnerabël, pra të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, por edhe tek nxënësit dhe studentët me qëllim garantimin se nuk do të ketë mbyllje të re të shkollave.

Për të moshuarit, Spahn është shprehur se me hyrjen e muajit shtator do të jetë e mundur marrja e një doze të tretë të vaksinës për të shtuar nivelin e imunizimit, përderisa testet laboratorike kanë vërtetuar se një dozë e tretë shton me 15-20% nivelin e mbrojtjes. E njëjta gjë do të vlejë dhe për të gjithë të sëmurët me sëmundje kronike, kryesisht ata me probleme në sistemin kardiovaskular, apo pneumonik.

Përsa i përket nxënësve dhe studentëve, Spahn ka propozuar përfshirjen në fushatën e vaksinimit të fëmijëve duke filluar nga mosha 12 vjeç me dozat e kompanisë Moderna, e cila ka marrë dritën jeshile nga Agjencia Europiane e Medikamenteve si e sigurt dhe efektive për t’u përdorur tek minorenët.

Deri tani 62% e popullsisë madhore gjermane kanë marrë së paku një dozë të vaksinës anti-COVID, teksa 52% i kanë marrë të dyja. Megjithatë, objektivi është që përpara hyrjes së vjeshtës të vaksinohen mbi 75% e popullsisë për të shmangur rikthimin e një vale tjetër, veçanërisht duke parë transmetueshmërinë të variantit “delta”.

Tiranapost.al