Lajme nga Bota

Daily Mail: Putin ka rekrutuar në ushtri 35 mijë të burgosur, përfshirë përdhunues dhe një kanibal

Daily Mail: Putin ka rekrutuar në ushtri 35 mijë të burgosur,

Presidenti rus Vladimir Putin ka rekrutuar rreth 35,000 të burgosur, duke përfshirë përdhunues, vrasës dhe madje edhe një kanibal për të luftuar në Ukrainë, shkruan Daily Mail.

Rekrutët e rinj do të falen dhe do të lirohen, pavarësisht se sa të tmerrshme janë krimet e tyre nëse i mbijetojnë gjashtë muajve të luftës.

Këtë javë, shefi i Ëagner(organizatë ushtarake) Vevgeny Progozhin vizitoi territorin e ish-kampit të të burgosurve Gulag në Siberinë lindore për të rekrutuar më shumë të dënuar.

Dyshohet se mijëra prej këtyre të burgosurve kanë vdekur tashmë në betejë pasi janë përdorur si karrem për të ngadalësuar luftimin e Ukrainës.

‘’Rreth 40 prej të burgosurve janë ekzekutuar për dezertim ose tradhti nga ushtria private e Ëagner-it”, tha Olga Romanova, nga grupi i të drejtave të njeriut në Rusi.

Duke folur për rekrutët e rinj, të cilët janë nxjerrë nga burgjet në të gjithë Rusinë, Romanova tha: “Kemi filluar të dëgjojmë se ai ka filluar të marrë edhe përdhunues.

“Ata kanë marrë gjithashtu një maniak nga [një burg në] rajonin e Saratovit, i cili ka kanibalizëm në akuzat e tij.