Lajme nga Bota

Debati në Amerikë nëse duhet të hapen shkollat në vjeshtë: Çfarë thotë eksperti

Debati në Amerikë nëse duhet të hapen shkollat në

Fëmijët në Amerikë kanë më shumë gjasa të sëmuren rëndë nga koronavirusi, në krahasim me fëmijët e vendeve të tjera. Kjo çështje ka ndezur edhe debatin nëse duhet të hapen shkollat këtë vjeshtë, marrë parasysh edhe nëse do ketë një valë të dytë të pandemisë. Eksperti dhe ish komisioneri i FDA-së, Scott Gottlieb tregon se vendimi duhet të marrë parasysh të gjitha të dhënat.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të nënkuptojë se shkollat do të rihapen këtë vjeshtë, duke u bërë thirrje dhe institucioneve të përgatiten, duke marrë shembull vendet si Gjermania, Norvegjia, Danimarka apo Suedia. Por Gottlieb vë në dukje se fëmijët amerikanë në përgjithësi janë më të sëmurë. Pavarësisht nga mosha ata vuajnë nga obeziteti dhe forma të diabetit. Shkencëtarët kanë thënë se koronavirusi është shumë agresiv tek personat me sëmundje të tilla.

⁠Debati nëse shkollat do të hapen në vjeshtë apo jo ka përfshirë edhe prindërit. Nga sondazhet rezulton se vetëm një përqindje e vogël e prindërve janë dakord që shkollat të rihapen. Të tjerë janë të stresuar duke menduar jo vetëm për shëndetin e fëmijëve por edhe faktin se nëse do i mbajnë në shtëpi, nuk do kenë mundësi të fokusohen në karrierën e tyre.