Lajme nga Bota

Debati për vaksinën e koronavirusit dhe alkoolit, çfarë thotë shkencëtari rus

Debati për vaksinën e koronavirusit dhe alkoolit, çfarë

Konsumimi i alkoolit pasi të keni bërë vaksinën e koronavirusit mund të dobësojë ndjeshëm përgjigjen imune dhe potencialisht ta kthejë vaksinën në joeefektive. Këtë pretendon një shkencëtar rus me emrin Alexander Ginstsburg, në intervistë për New Scientist. Kreu i Qendrës Kombëtare të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya në Moskë, e cila po zhvillon vaksinën Sputnik V, thotë se ky paralajmërim nuk është vetëm për vaksinën Sputnik V por për të gjitha vaksinat e tjera anti koronavirusit: Për këtë duhet të jemi të qartë!

Sipas të dhënave shkencore ekzistuese mbi alkoolin dhe sistemin imunitar, alkooli i tepërt është një imunosupresant kështu që njerëzit që pinë shumë janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Të njëjtin mendim ndan edhe imunologia britanike Eleanor Riley e cila thotë: "Konsumuesit e Alkoolit kanë shumë probleme dhe funksioni i dobët i imunitetit është një prej tyre".

Debati për vaksinën e koronavirusit dhe alkoolit, çfarë

Gjatë një eksperimenti rezultoi se 10% e njerëzve nuk u bënë imunë pasi morën vaksinën Sputnik V dhe shifra është e ngjashme për vaksinat e tjera. Arsyet për këtë janë ende të panjohura dhe nëse alkooli mund të jetë një faktor, kjo ka ngjallur dyshime.

Një studim i vitit 2012 nga shkencëtarët në Suedi zbuloi se konsumi i ulët deri në mesatar i alkoolit e dobësoi vetëm pak përgjigjen inflamatore ndaj një vaksine kundër pneumonisë bakteriale, por nuk pati asnjë ndikim në përgjigjen imune. Studiuesit e përcaktuan këtë nivel të konsumit të alkoolit si një dozë mesatare prej më pak se 30 gram në ditë, afërsisht e njëjtë me dy gota vodka të dyfishta.

Gintsburg thotë se pirja e 300 gram vodka, të cilat përmbajnë gjithsej rreth 120 gram alkool – e prek negativisht prodhimin e antitrupave: P'or një gotë shampanjë nuk do të sillte probleme.'

Javën e kaluar, Anna Popova, shefja e Shërbimit Federal Rus për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies Njerëzore (Rospotrebnadzor), ndezi polemika në Rusi kur këshilloi qytetarët të mos përdorin alkool dy javë para se të bënin vaksinën, dozën e parë dhe tre javë para dozës së dytë. Ekziston një hendek tre javë midis injeksioneve, kështu që janë gjithsej tetë javë ku qytetari duhet të jetë esëll.

Gintsburg thotë: 'Është e rëndësishme të kuptohet se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të zvogëlojë ndjeshëm imunitetin dhe për këtë arsye të zvogëlojë efektivitetin e vaksinës ose madje ta bëjë atë të paefektshme. Për më tepër kjo është e vërtetë jo vetëm për Sputnik V, por edhe për çdo vaksinë tjetër'.

Ajo që nuk është ende e qartë është nëse vetëm një sasi e vogël do të kishte ndonjë efekt të rëndësishëm. New Scientist kontaktoi me një vullnetar britanik i cili ka provuar vaksinën e Oxfordit nga kompania AstraZeneca, por ai tha se nuk ka pasur asnjë udhëzim për të mos pirë alkool para vaksinës apo në kohën kur ka bërë vaksinën.

Edhe ekspertët e vaksinës Pfizer kanë thënë se nuk ka asnjë paralajmërim në lidhje me konsumimin e alkoolit që lidhet me vaksinën që ajo ka zhvilluar në bashkëpunim me BioNTech.

*Artikulli i marrë nga New Scientist, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.