Lajme nga Bota

Del në ankand Porsche i Pablo Escobar-it! Ja shuma astronomike për të cilën pritet të shitet

Del në ankand Porsche i Pablo Escobar-it! Ja shuma astronomike për

Automjeti luksoz Porsche 911 RSR i vitit 1974 që dikur ka qenë në pronësi të narkotrafikantit famëkeq, Pablo Escobar, do të dalë në ankand në një dyqan automjetesh luksoze në Florida të SHBA-ve. Çmimi fillestar për ata që do të kërkojnë ta blejnë do të jetë 2.2 milion dollarë.

Del në ankand Porsche i Pablo Escobar-it! Ja shuma astronomike për

Vlera e makinës rritet më tepër, pasi jo vetëm ka qenë nën pronësinë e Escobar, por është edhe një model shumë i rrallë, teksa Porsche ka prodhuar vetëm 15 automjete që të marrin pjesë në garat me makina. Automjeti që u ble më pas nga Escobar është drejtuar në pistë nga kampioni i F1 Emerson Fittipaldi i cili madje ka thyer edhe rekord për kohën më të shpejtë në garë, me këtë automjet.

Del në ankand Porsche i Pablo Escobar-it! Ja shuma astronomike për

Pas vdekjes së Escobar, automjeti u magazinua dhe tashmë është rikonstruktuar për t’u bërë i gatshëm për blerësit.

Del në ankand Porsche i Pablo Escobar-it! Ja shuma astronomike për

Tiranapost.al