Lajme nga Bota

Delja e zezë apo e zgjuara e Europës? Pse Suedia s'po përjeton valë të dytë pandemie dhe debati që ka përfshirë epidemiologët

Delja e zezë apo e zgjuara e Europës? Pse Suedia s'po

Suedia nuk ka përjetuar një valë të dytë pandemie deri më tani për shkak të imunitetit të krijuar dhe masave të qendrueshme nga qeveria. Këtë thonë ekspertët britanikë të cilët e krahasojnë me Britaninë, që e kritikojnë për mënyrën se si po përballohet situata.

Sipas tyre, vendin skandinav është kthyer në pikë referimi gjatë pandemisë për shkak të rezistencës për të imponuar një bllokim kombëtar ashtu si fqinjët europianë.

Anders Wallensten i cili është epidemiolog, thotë se Suedia ka krijuar imunitet masiv për shkak të mënyrës së menaxhimit, dhe për këtë arsye nuk ka rritje të rasteve si në Britani, Spanjë dhe Francë.

Delja e zezë apo e zgjuara e Europës? Pse Suedia s'po
Anders Wallensten

Megijthatë, ati thotë se autoritetet suedeze nuk kanë pasur për qëllim imunitetin e tufës. Sipas tij suedezët nuk janë lodhur nga ato pak masa kufizimi për shkak të ato kanë mbetur të njëjta gjatë gjithë pandemisë duke mos krijuar as konfuzion tek qytetarët.

Ndërsa Gabriel Scally, epidemiolog në Britani thotë se Suedia arriti të bënte atë që Britania ende nuk po e bën.

Ndryshe nga vendet e tjera, Suedia nuk u izolua kur pandemia u përhap në pranverë në gjithë vendet e Europës.  Në vend të kësaj,  u publikuan disa këshilla me fokus përgjegjësinë personale të qytetarëve.  Shumë prej lokaleve, shkollave, restoranteve dhe parukerive u mbajtën të hapura, por me regulla distancimi.

Doktori kryesor në Suedi është Anders Tegnell, i cili deklaroi se bota u çmend me izolimin. Edhe pse ai vetë thotë se nuk kishte qëllim që masat suedeze të arrinin imunitetin, mediat e vendit thonë se ai ka insistuar për imunitetin e tufës, dhe se ky duhet të ishte objektiv i autoriteteve shëndetësore suedeze që duhej arritur që në mars.  Në fakt Suedia nuk ka mbingarkesë të sistemit shëndetësor.

A mund të jetë Suedia imune ndaj një valë të dytë?  Kjo mbetet për tu parë, por me gjasë nuk do konsiderohet më si delja e Zezë! / Daily Mail/