Politikë

Demokratët ngrohen në diell/ Basha pas videos së Ramës: Kur ai qesh Shqipëria qan

Demokratët ngrohen në diell/ Basha pas videos së Ramës: Kur

Kryeministri Rama publikoi siç po bën shpesh këto ditë, një video ku në qendër ka ironitë dhe sulmet ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha. Në video shfaqen aletatët e tij të cilët janë bërë jo pak herë meme si Nard Ndoka apo Dashamir Shehi, ku thuhet se demokratët ngrohen në diell dhe memexhinjtë i zunë vendet.

Rama shkruan: Meme Party. Ja pse u tremb Luli kur pa në ëndërr që Memet do ndaloheshin me ligj?.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Lulzim Basha i është përgjigjur nga Twitteri ku thotë se kur Rama qesh Shqipëria qan dhe se kreu i qeverisë do kuptojë që shqiptarët janë lodhur kur ta largojnë nga qeveria me 25 prill.

Postimi i plotë i Bashës:

Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

*Tiranapost.al.