Lajme nga Bota

Demokratët ultimatum Mike Pence për të hequr Trump nga Shtëpia e Bardhë

Demokratët ultimatum Mike Pence për të hequr Trump nga

Kryetarja e Dhomës së  Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi ka rritur presionin ndaj Zëvendës Presidentit Mike Pence për të vepruar për të hequr Donald Trump pas sulmeve të javës së kaluar në Capitol Hill.

Ligjvënësit pritet të sjellin një rezolutë që i kërkon Pence të thërrasë amendamentin e 25-të për ta deklaruar presidentin të papërshtatshëm.

Pelosi u shkruajti ligjvënësve duke thënë se Dhoma e Përfaqësuesve do të paraqiste një rezolutë të hënën për të kërkuar zyrtarisht që Pence të kërkojë ndryshimin e 25-të të Kushtetutës, i cili do të lejonte Pence të hiqte Trump nga Shtëpia e Bardhë dhe të bëhej president i përkohshëm.

Thuhet se Pence e kundërshton idenë. Por nëse ai nuk pranon, Demokratët do të votojnë për të hequr Trump pasi kishte nxitur përkrahësit e tij të marshonin në Capitol.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kolegët e saj kërkojnë që presidenti të hiqet nga detyra para se mandati i tij të mbarojë më 20 janar, edhe pse Senati i udhëhequr nga Republikanët nuk ka gjasa të bjerë dakord.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të ngrejë akuza për fajësimin e presidentit, për herë të dytë, kjo do të pasohej nga një gjykim në Senat, i cili e ka hequr nga akuzat një herë më parë presidentin Trump dhe do të jetë në pushim deri më 19 janar. Demokratët do të marrin kontrollin e Senatit më vonë këtë muaj .

Presidenti republikan është akuzuar nga demokratët dhe një numër në rritje të trazirave, pas një tubimi në të cilin Trump përsëriti deklaratat e pabazuara të vjedhjes së votave. Pesë persona humbën jetën gjatë sulmeve në Capitol duke përfshirë këtu edhe një oficer policie.

Trump nuk ka bërë asnjë deklaratë publike që kur u ndalua nga disa platforma të rrjeteve sociale duke përfshirë Tëitter-in.

Ai do të largohet nga zyra në 20 Janar, kur Demokrati Joe Biden do të betohet si presidenti i 46-të i SHBA. Ndërkohë Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Biden.

 

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.