Dënohet me 21 vite burg polici që vrau afroamerikanin George Floyd
Është dhënë dënimi për Derek Chauvin. 21 vite burg me akuzën për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd.
“Unë realisht nuk e di pse e bëre atë që bëre. Të vendosësh gjurin në qafën e një personi derisa të mos marrë më frymë është thjesht e gabuar. … Sjellja jote ishte e gabuar dhe fyese”, tha Gjykatësi.
Si ndodhi historia?
Ishte 25 maj i vitit 2020. Një telefonatë nga një market në Minneapolis denoncoi për dikë që po përpiqej të paguante me para falso. Ishte George Floyd (emri i tij do të bëhej i njohur më vonë).
Para dyqanit mbërriti makina e policisë: Derek Chauvin me dy kolegë.
Ai e shtriu përtokë Floyd, i vuri gjurin në qafë dhe e mbajti ashtu për më shumë se 9 minuta.
Floyd rënkonte dhe lutej për ajër duke thënë: “I can`t breathe”, derisa vdiq.
Ngjarja që nxiti lëvizjen masive #Blacklivesmatters
Pas kësaj historie, në Amerikë shpërtheu një valë protestash nën hashtagun #Blacklivesmatters, duke qenë se Floyd ishte me ngjyrë. Kjo u pa si një arsye më shumë për reagimin e oficerit të policisë Chauvin.