Lajme nga Bota

Deputeti britanik sulmohet me thikë gjatë një takimi elektoral

Deputeti britanik sulmohet me thikë gjatë një takimi elektoral
David Amess, deputet i Partise Konservatore ne Britani

Deputeti konservator britanik, David Amess, është goditur me thikë gjatë një takimi elektoral në Essex të Londrës.

Stafi i zyrës së Amess tha se ata nuk dinin detaje të hollësishme të ngjarjes.

Ata thanë: “Ne u njoftuam për një therje me thikë në Eastëood Road North, Leigh-on-Sea, pak pas orës 12.05. Oficerët ishin menjëherë në vendngjarje, arrestuan një burrë dhe gjetën një thikë. Ai aktualisht është në paraburgim.

“Ne nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me incidentin dhe nuk besojmë se ka një kërcënim të vazhdueshëm për publikun e gjerë. Ne duam të falënderojmë publikun që na lajmëroi për incidentin kaq shpejt. ”

Në një deklaratë të shkurtër, policia e Essex deklaroi se një burrë ishte arrestuar si autor i mundshëm i sulmit të rëndë.

Tiranapost.al