Lajme nga Bota

Deputeti francez kapet duke blerë drogë në rrugë

Deputeti francez kapet duke blerë drogë në rrugë

Andy Kerbrat, një deputet francez nga partia e majtë “La France Insoumise”, u kap në flagrancë nga policia teksa po blinte drogë në rrugë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, duke konfirmuar lajmin e përhapur fillimisht nga e përjavshmja “Valeurs Actuelles”.

Kerbratit nuk ju caktua një masë paraburgimi, por të nesërmen ka shkuar në polici për seancë pyetësore. Ai thotë se është “në dispozicion të drejtësisë”dhe siguron se “do të luftojë kundër varësisë së tij”.

Kebrat u kërkon falje zgjedhësve të tij, si dhe grupit të tij parlamentar. Ndërkohë, ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau reagoi duke thënë se “është e patolerueshme" që një deputet të konsumojë lëndë narkotike.