Digjet një maternitet në Indi, 10 foshnje humbin jetën

E Shtunë 9 Janar 2021, 10:17
TiranaPost
Në spitalin e Bhandara në Indi një zjarr i madh i ka marrë jetën 10 foshnjeve të sapolindura.
Sipas dëshmisë së një infermiereje, tymi ka dalë fillimisht nga reparti i bebeve. Janë njoftuar menjëherë forcat emergjente, por ka qenë e pamundur shpëtimi i tyre, pas shpërthimit të vazhdueshëm për shkak të pajisjeve mjekësore.
Shkaqet e nisjes së zjarrit janë ende të paqarta.