Ndryshe nga ajo çfarë Amerika pa nga republikanët zgjedhjet e kaluara (mësymjen në Capitol Hill) për mospranimin e rezultateve, demokratët, humbësit e këtyre zgjedhjeve, treguan dinjtet.
Kamala Harris doli dje në mbrëmje përpara mbështetësve të saj dhe popullit amerikan dhe tha:
“Ne duhet ta pranojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Sot fola me presidentin e zgjedhur, Trump dhe e urova për fitoren e tij. I thashë gjithashtu që do ta ndihmojmë atë dhe skuadrën e tij me tranzicionin e lëvizjes në Shtëpinë e Bardhë. Dhe se do të bëjmë një kalim paqësor. Një princip thelbësor i demokracisë së Amerikës është që kur i humbim zgjedhjet, e pranojmë rezultatin. Kjo e dallon demokracinë nga monarkia apo tirania (diktatura)”, tha Kamala Harris.