Lajme nga Bota

Diskutohet në Britani pasaporta e vaksinave: Ide përçarëse apo liri për të bërë gjërat që duam

Diskutohet në Britani pasaporta e vaksinave: Ide

Bashkimi Europian e ka miratuar dhe pritet të nisë në zbatimi nga qershori si një mënyrë për të hapur turizmin. Ndërsa sot në Britani ka nisur debati pikërisht për pasaportën e vaksinimit.

Deputetët kanë qëndrime të ndryshme, me disa që thonë se ky plan është përçarës, për ata që nuk duan ta bëjnë vaksinën e mund të privohen nga udhëtimet, ndërsa të tjerë thonë se pasaporta do jetë një mënyrë që njerëzit të rikthehen së bëri gjërat që duan.

Ministri i Kulturës është pro aplikimit të pasaportës së vaksinimit., duke e konsideruar si një mënyrë rikthimi të lirisë.

Diskutohet në Britani pasaporta e vaksinave: Ide

"Kjo nuk ka të bëjë me një pasaportë vaksine, kjo ka të bëjë me gjetjen e mënyrave për të provuar se jemi të sigurt ndaj Covid, nëse keni bërë një test apo keni bërë vaksinë".

Ai shton se aktualisht nuk pritet të ketë asnjë vendim, pasi duhet të meren parasysh shumë faktorë të ndryshëm.