Lajme nga Bota

Distancim dhe maskë edhe pas vaksinimit? Shkencëtarët paralajmërojnë: Jeni prapë transmetues

Distancim dhe maskë edhe pas vaksinimit? Shkencëtarët

Njerëzit duhet të vazhdonë të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë maskë, edhe pasi të kenë bërë vaksinën anti koronavirusit. Ky është paralajmërimi që bëjnë këshilltarët shkencorë të qeverisë britanike. Përmes një letre, ata u kërkojnë autoriteteve që të përcjellin mesazhin se të gjithë të imunizuarit nga vaksina duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat.

Sipas shkencëtarët, megjithëse ata që bëjnë vaksinën mbrohen nga sëmundja që dy- tre javë pas injekimit, ata sërish mund të përhapin virusin: Dhe derisa të ketë një shkallë të lartë të imunizimit që mbron shumicën e atyre që rrezikojnë të vdesin, distancimi duhet të vazhdojë si normalisht dhe rregullat të vijojnë të zbatohen!

Ata shkruan letrën pasi janë thuajse të bindur që kushdo që bën vaksinën do të tregojë ulje të masave të mbrojtjes: Por kjo situatë duhet kuptuar!

Megjithëse vaksina po u jepet njerëzve më të prekshëm dhe të moshuarve së pari në Britani, mund të kalojnë muaj para se njerëzit në moshën 60, 50, 40 dhe më të rinj të kenë akses.

Edhe Shqipëria ka nisur sot vaksinimin, ku të parët janë mjekët dhe pas tyre punonjësit e policisë. Do të vijohet me të moshuarit dhe ata më të rrezikuar për shkak të sëmundjeve kronike.

*Daily Mail/ Tiranapost.al