Lajme nga Bota

Dita kur u shënuan më shumë të infektuar në botë

Dita kur u shënuan më shumë të infektuar në botë

E diela ishte dita kur u shënuan më shumë të infektuar, që nga fillimi i pandemisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më 21 qershor në të gjithë botën u regjistruan 183,000 raste të reja me Covid-19 në 24 orë.

Edhe në Shqipëri pati një rritje të numrit të rasteve krahasuar me ditët e fundit, pasi u konfirmuan 72 raste të reja.

Agjencia e shëndetit të Kombeve të Bashkuara njoftoi se Brazili ishte ai që udhëhiqte me 54,771 raste i ndjekur nga SHBA-të që konfirmuan 36,617 raste të tjera dhe India me 15,400 të infektuar.

Sipas ekspertëve, rritja e numrit të rasteve lidhet edhe me rritjen e tamponeve të kryera, por edhe infektimin më të gjerë.

Në botë janë infektuar 9 milionë persona dhe 471,998 kanë humbur jetën.