Lajme nga Bota

“Ditë e re në Amerikë”, mesazhi i Biden pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë

“Ditë e re në Amerikë”, mesazhi i Biden pas largimit

Joe Biden do të betohet sot në Capitol, por shenjat e shkatërrimit atje janë ende të dukshme, dy javë pasi një turmë pro-Trump sulmoi ndërtesën.

Kamerat kanë fiksuar një nga punëtorët e Capitol Hill duke hequr skelat nga një dritare të sapo riparuar që ishte dëmtuar gjatë sulmit.

Ndërkohë vetëm pak momente pasi Donald Trump u largua nga Uashingtoni, llogaria e Joe Biden në Tëitter ndau këtë mesazh: "Është një ditë e re në Amerikë".

“Ditë e re në Amerikë”, mesazhi i Biden pas largimit

Sipas “The Guardian”, kjo mund të paralajmërojë temat e fjalimit inaugurues të Biden. Presidenti i zgjedhur e bazoi fushatën e tij në premtimin për të rivendosur "shpirtin e kombit", dhe ka të ngjarë të shprehë një mesazh po kaq shpresëdhënës sot.

Ndërkohë Trump para largimit nga Shtëpia e Bardhë ka lënë një shënim për pasardhësin e tij, Biden në Zyrën Ovale.

Shënimi, detajet e të cilit nuk dihen, për presidentin e ardhshëm Joe Biden vazhdon një traditë të gjatë midis presidentëve të njëpasnjëshëm, madje edhe të palëve kundërshtare. Letrat kanë për qëllim të qëndrojnë private por shumë herë janë bërë edhe publike.

Kur Barack Obama u largua nga detyra në 2017, ai shkroi një shënim për Trump. George Ë Bush gjithashtu la një shënim për Obamën në 2009. Tradita e letrës në largim, shumë herë zyrtare dhe e përzemërt, fillon që kur Ronald Reagan u largua nga zyra.

Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.