Lajme nga Bota

Do futeshit? The Economist poston foto të një tregu që u shkakton ankth shkencëtarëve

Do futeshit? The Economist poston foto të një tregu që u shkakton

Derrë, gjarpërinj, pitonë, lakuriqë nate, minj gjigantë e shumë specie të tjera. Në disa vende si Kinë apo Indonezi njerëzit ushqehen me to, por në vende të tjera siç tregojnë në komente nuk do futeshin kurrë në një treg të tillë, sidomos tani me shpërthimin e pandemisë që shpërtheu pikërisht në një treg të tillë por në Wuhan të Kinës.

Në foton që ka postuar The Economist tregohet një treg i Tomohonit në Indonezi, ku kasapët i vendosin në tavolina dhe presin klientët ti shesin. Sigurisht është një treg ku këto kafshë janë kapur në mënyrë të paligjshme.  Banorët vendas e quajnë si tregu ekstrem për shkak të llojeve të çuditshme të specieve që shihen aty.

Do futeshit? The Economist poston foto të një tregu që u shkakton

Por të shohësh me vëmendje këto foto, nuk do të kishte habi pse shkencëtarëve dhe virologëve u shkakton ankth. Kjo për shkak të viruseve të rrezikshme që mund të transmetohen përmes këtyre kafshëve, në mos drejtpërdrejt, nga një kafshë tjetër ndërmjetësuese.

Do futeshit? The Economist poston foto të një tregu që u shkakton

Pas shpërthimit të pandemisë shkencëtarët bënë thirrje që tregje të tilla pa kushte higjiene dhe kafshë të rrezikshme për nga viruset si lakuriqët e natës, të mbylleshin. 

Muajin e kaluar eksperti i njohur amerikan Anthony Fauci bëri thirrje që këto tregje të mbylleshin sa më parë. Por nëse pyet banorët vendas dhe tregtarët: Ata e dinë shumë mirë që punojnë në të zezë, në mënyrë të paligjshme dhe pa kushte higjiene, por nëse do mbylleshin, me çfarë do ushqeheshin?

Do futeshit? The Economist poston foto të një tregu që u shkakton