Lajme nga Bota

Do hipnit në avion për të shkuar; askund?

Do hipnit në avion për të shkuar; askund?

Singapor Airlines po përdor një metodë për të mbajtur banorët të shëndetshëm mendërisht. Ata janë mësuar me shumë turistë dhe me udhëtime me avion por pandemia bëri që ata të mund të mos udhëtonin dot.

Avioni do ngrihet nga aeroporti, por do të ulet në të njëjtin vend, thjesht për të krijuar idenë tek qytetarët se po shkojnë diku, e ndërkohë një shëtitje brenda vendit me avion nuk do i bënte dëm askujt në këto kohë pandemie.

Leithen Fancis ka jetuar në Singapor që nga viti 2001 dhe thotë se mezi pret të vihet në zbatim kjo inciativë:

Mendoj se është një ide e shkëlqyer dhe do isha i gatshëm të bëhesha pjesë. Singapori është ishull, unë jam mësuar të udhëtoj, kështu që padyshim që më mungon fluturimi me avion. Jemi të mbyllur që në muajin mars dhe fluturimet për ne janë bërë ëndërr!