Lajme nga Bota

Doktor Fauci: Koronavirusi nuk do të zhduket!

Doktor Fauci: Koronavirusi nuk do të zhduket!

Nuk mendoj se virusi do të ikë e do të zhduket! Eksperti kryesor për koronavirusin në SHBA, doktor Anthony Fauci ka thënë se nuk ka gjasa që koronavirusi të zhduket ndonjëherë, por ai thekson se ka shumë mundësi që liderët botërore dhe zyrtarët e shëndetit publik të punojnë për të marrë kontrollin e situatës së pandemisë.

Në një instervistë ai ka thënë se janë tre gjëra të cilat duhet të kombinohen për të ‘shpëtuar’.

‘Mendoj se me kombinim të masava të duhura nga shëndeti publik, një shkallë imuniteti kolektiv e global dhe një vaksinë e mirë për të cilën jam optimist se do të dalë, të trija bashkë janë një kombinim që bëjnë të rimarrim kontrollin, pavarësisht nëse kjo ndodh këtë vit apo vitin tjetër’.

Komentet e tij si jo rrallëherë janë në kundërshtim me presidentin amerikan Donald Trump i cili thotë se virusi do të zhduket. Dekalrata e tij u bë pasi ekspertët amerikanë kanë thanë se rastet më të infektuar me koronavirusi dhe viktima do të rriten këtë vjeshtë!

Doktor Fauci: Koronavirusi nuk do të zhduket!