Lajme nga Bota

Doktor Fauci: Varianti i virusit në Afrikë, për tu shqetësuar. Pyetja është si ndikon tek vaksina?

Doktor Fauci: Varianti i virusit në Afrikë, për tu

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci thotë se varianti i virusit në Afrikën e Jugut ka sjellë shqetësim mes ekspertëve të shëndetit për shkak se mund ti bëjë vaksinat më pak efektive.

‘Varianti i virusit të Afrikës së Jugut është më shqetësues por jo diçka që nuk mendojmë se mund ta trajtojmë’.

Doktor Fauci deklaroi se varianti ende nuk ka mbërritur në Amerikë por theksoi se po punohet për të identifikuar të gjitha llojet që qarkullojnë. Ashtu si varianti në Britani që është përhapur në të paktën 20 shtete, varianti i koronavirusit në Afrikën e Jugut i njohur nga shkencëtarët si 501Y mendohet të jetë më infektues sesa koronavirusi origjinal.

Por gjithashtu ka mutacione që mund t'i bëjë vaksinat më pak efektive, një tipar i rrezikshëm që nuk shihet në variantin B117 të Britanisë. Varianti që u shfaq në Brazil ka treguar shenja se i bën vaksinat më pak efektive. Kjo për shkak se ata kanë mutacione që mund të parandalojnë dhe bllokojnë antitrupat duke infektuar qelizat njerëzore.

Pyetja e vërtetë është cili është ndikimi i tyre tek vaksina?

Doktor Fauci thotë: Ky është një fenomen i ri, duhet t'i kushtojmë vëmendje sepse ajo që ata ka gjasa të shohin është një zvogëlim i efikasitetit të vaksinës përballë variantit të Afrikës së Jugut.

Ai shtoi se kjo nuk do të thotë që vaksinat do jenë të padobishme, por ato thjesht mund të mos jenë aq efektive sa efikasiteti i deklaruar me versonin origjinal të virusit, me 94 deri 95 % efikasitet.

Viruset vazhdimisht evoluojnë dhe ndryshojnë, siç ua kujtoi Fauci amerikanëve gjatë konferencës së tij të parë për shtyp si këshilltar i Presidentit Biden.

*Tiranapost.al.