Lajme nga Bota

Doktori i OBSH-së paralajmëron: Kujdes pasojat e Long-Covid, të prekurit mund të humbasin punën

Doktori i OBSH-së paralajmëron: Kujdes pasojat e Long-Covid, të

Shërbimet shëndetësore duhet ta kthejnë në prioritet trajtimin e pacientëve që vuajnë nga Long-Covid. Drejtori i OBSH-së për Europën Hans Kluge paralajmëroi se kjo gjendje Long-Covid e pacientëve është reale dhe mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në jetën e tyre, duke përfshirë dhe humbjen e vendit të punës dhe rrezik për të mos u kthyer më në jetën e tyre normale.

Doktor Kluge thotë: 'Ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet. Ne ende nuk e dimë se sa përqind e pacientëve kanë këto efekte afatgjata, por ne po mësojmë shpejt. Unë u bëj thirrje vendeve të BE-së dhe institucioneve në rajonin evropian që të bashkohen si pjesë e një axhende kërkimore të integruar'.

Long Covid është kur dikush që ka luftuar sëmundjen vuan simptomat e saj për muaj më vonë, duke përfshirë lodhjen e tepërt, temperaturë etj.

Rreth një në dhjetë persona që u infektuan në Britani vuajnë nga Long Covid, e cila mund të zgjasë me muaj. Në SHBA është deri në masën 35 %.

*Tiranapost.al.