Lajme nga Bota

Doktori kryesor i Kinës: Pandemia e koronavirusit tek ne mbaroi, vaksina të jetë për të ardhmen

Doktori kryesor i Kinës: Pandemia e koronavirusit tek ne mbaroi, vaksina

Një ekspert kryesor për kontrollin e sëmundjeve në Kinë ka deklaruar se shpërthimi i koronavirusit në vend tashmë ka përfunduar. Ai është doktor Zhang Wenhong i cili ka drejtuar punën në luftën kundër koronavirusit në Shangai i cili sot gjatë një konference botërore të Inteligjencës Artificiale tha se pandemia në Kinë mbaroi!

Ai tha gjithashtu që vaksinat që po zhvillohen nga studiuesit kinezë kundër virusit do të jenë gati për tu përdorur: Porn ë të ardhmen sepse pandemia këtu mbaroi!

Deklarata e tij u bë sot në një ditë kur Kina raportoi vetëm shtatë të infektuar duke çuar numrin në total në 83 mijë e 581.

Në Kinë ekziston frika e një shpërthimi të ri pasi të dielën u raportua për një rast me të infektuar me murtajë bubonike.  Por mjeku kryesor kinez thotë se epidemia në vend ka përfunduar.

'Kanë kaluar gjashtë muaj. Në fakt, shpërthimi i koronavirusit në Kinë tashmë ka përfunduar. Të gjitha ilaçet dhe vaksinat që ne po zhvillojmë tani janë për t’u përdorur në të ardhmen’, tha doktori. Ai kritikoi një tjetër mjek i cili ka pretenduar se koronavirusi do të qëndrojë me qeniet njerëzore për një kohë të gjatë.

Doktori kryesor i Kinës: Pandemia e koronavirusit tek ne mbaroi, vaksina