Lajme nga Bota

Doktorin amerikan e kërcënojnë familjarisht

Doktorin amerikan e kërcënojnë familjarisht

Shefi i sëmundjeve infektive në Amerikë Anthony Fauci ka treguar se e kanë kërcënuar, bashkë me familjen e tij, gruan dhe vajzat. Në një intervistë për CNN dktori thotë se kërcënimet kanë qenë shumë serioze, dhe kjo vetëm për shkak të detyrës së tij, teksa tregohet realist për situatën dhe çfarë duhet bërë për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit.

‘Kam marrë shumë emaile kërcënuese me fjalë urrejtje. Ka shumë njerëz që zemërohen dhe mendojnë se unë jam duke ndërhyrë në jetën e tyre, sepse thjesht po kërkoj të ndiqet një axhendë e shëndetit publik. Është pak e vështirë. Dua të them.. po bëhen kërcënime serioze kundër meje, kundër gruas time, vajzave të mia. Po seriozisht? A këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës'?

Doktor Fauci është një prej figurave kryesore në Amerikë kundër pandemisë së koroanvirusit. Ai shfaqet në deklarata krah presidentit amerikan. Megjithatë tensionet mes të dyve janë shtuar pasi doktor Fauci sugjeron kufizime, ndërsa Trump mendon të mos bllokojë ekonominë.

Jo me larg se dje ai tha se koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë, por mund të vihet në kontroll, me vendiem të duhura nga krerët e shteteve, një përgatitje e mirë e sistemit shëndetësor dhe imunitet kolektiv global.