Lajme nga Bota

Doli nudo në Zoom pa dashje, politikania: Kam ushqyer me këtë trup fëmijët që sot më janë bërë burra!

Doli nudo në Zoom pa dashje, politikania: Kam ushqyer me këtë

Ndodhi aksidentalisht, por nuk ndihet në faj dhe as nuk i vjen turp për atë që panë kolegët e saj. Rasti bën fjalë në Meksikë, ku senatorja Martha Lucia Micher nuk e dinte se kamera ishte ndezur dhe në Zoom ishin mbledhur online politikanët e tjerë për të folur për situatën e virusit, dhe ajo u shfaq nudo pasi po ndërrohej. Për situatën e ndodhur me 29 maj, fotot qarkulluan kudo në rrjet. Ku nuk munguan kritikat dhe ofendimet.

Doli nudo në Zoom pa dashje, politikania: Kam ushqyer me këtë

66 vjeçarja kërkoi falje për fotot nudo, por thotë se nuk ka asgjë për tu ndjerë e turpëruar. Ajo ka postuar një status në rrjete sociale që po xhiron rrjetin.

'Unë quhem Malu Micher dhe nuk kam turp që tregova rastësisht një pjesë të trupit tim, sepse është pikërisht nocioni që trupi i një gruaje është vetëm trupi i saj, që ka nxitur gjithmonë luftëra për barazi. Jam një grua e moshës 66 vjeçe që kam ushqyer me gji katër fëmijë. Tre prej të cilëve janë sot burra profesionistë dhe përgjegjës. Kështu që ndihem krenare për trupin tim dhe që i kam ushqyer nga trupi im. Jam një grua që luftoj për të majtën prej 40 vitesh dhe kam luajtur role të ndryshme publike në angazhimin tim të zjarrtë për mbrotjen e të drejtave të njeriut. Jam grua që nuk kam turp për trupin tim, unë e dua dhe kujdesem për të'.

Statusi i saj u postua nga koleget në rrjetet sociale për ti treguar se e mbështesin.

Doli nudo në Zoom pa dashje, politikania: Kam ushqyer me këtë

Doli nudo në Zoom pa dashje, politikania: Kam ushqyer me këtë