Lajme nga Bota

Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA: Amerika së shpejti do të jetë më madhështore

Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA: Amerika së shpejti

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sapo është betuar si presidenti i 47-të i SHBA-së.

“Nga sot, vendi ynë do të lulëzojë e do të respektohet sërish në të gjithë botën. Do të jemi zilia e çdo vendi dhe nuk do të lejojmë që të na shfrytëzojnë. Në çdo ditë të qeverisjes sime, Amerikën do e vendos të parën. Prioriteti ynë kryesor do të jetë që të ngremë një komb që është krenar, i begatë dhe i lirë. Amerika së shpejti do të jetë më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme se kurrë më parë”, tha Trump në fjalimin e tij.

Trump shtoi se kthehet në presidencë “i sigurt dhe optimist” dhe se është “fillimi i një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar”.

Në fjalimin e tij Trump nuk ka kursyer edhe kritikat për administratën Biden dhe mënyrën si e trajtoi krizën e emigrantëve.

Ai thotë se sfidat e vendit do të "asgjësohen", duke shtuar se SHBA po përballet me krizën e "besimit ndaj një institucioni radikal dhe të korruptuar".

Administrata e mëparshme, thotë ai, ka siguruar strehë dhe mbrojtje për “kriminelët e rrezikshëm” që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë.