Lajme nga Bota

Donald Trump e krahason veten me Abraham Lincoln: Ja pse vendosa të kandidoja për president

Donald Trump e krahason veten me Abraham Lincoln: Ja pse vendosa të

Në debatin e fundit presidencial mes Presidentit aktual Donald Trump dhe kandidatit Joe Biden, u vu re krahasimi i shpeshtë që Trump bëri me ish presidentin Abraham Lincoln, kur thoshte se ka bërë më shumë se çdo president tjetër për njerëzit me ngjyrë: përveç Abraham Lincoln!

Ai e përsëriti këtë shpesh herë gjatë debatit teksa thoshte: Me përjashtim të Abraham Lincoln, përjashtim i mundshëm ... askush nuk ka bërë atë që kam bërë unë për amerikanët me ngjyrë!

Abraham Lincoln ka qenë president i Amerikës gjatë luftës civile Amerikane në vitet 1861-1865 dhe solli çlirimin e Afrikano-Amerikanëve nga skllavëria.

Donald Trump e krahason veten me Abraham Lincoln: Ja pse vendosa të

Trump deklaroi se kandidoi për në krye të Shtëpisë së Bardhë sepse nuk i pëlqente ajo që kishte arritur presidenti i parë me ngjyrë në SHBA: "Unë kandidova për shkak të Barack Obamës. Ai bëri një punë të dobët. Nëse do të mendoja se ai bëri një punë të mirë, unë kurrë nuk do të kisha kandiduar."

Por Joe Biden replikoi dhe u tall me pretendimin e Trump në lidhje me Linkoln, duke thënë: "Abraham Lincolni këtu ( referuar Trump) është një nga presidentët më racistë që kemi pasur në historinë moderne. Ai shton karburant në çdo zjarr të ndezur nga racizmi".

Donald Trump e krahason veten me Abraham Lincoln: Ja pse vendosa të

Për debatin e fundit, shumë media thonë se të dy dolën fitues, por fituesi i vërteë do të shpallet në zgjedhjet e 4 Nëntorit.

Sipas mediave amerikane, marrëdhëniet me njerëzit me ngjyrë janë përkeqësuar gjatë presidencës së Trump. Ka pasur një sërë incidentesh serioze këtë vit mes mbështetësve të Trump dhe anëtarëve të lëvizjes Black Lives Matter pas vdekjes së George Floyd nën këmbët e policisë në Minneapolis.

Presidenti gjithashtu është kritikuar gjerësisht pasi në debatin e parë televiziv me Joe Biden nuk pranoi të dëntonte qoftë me fjalë grupet e supremacistëve të bardhë.