Foto dhe Video/ Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

E Mërkurë 20 Janar 2021, 14:25
TiranaPost
Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si president.
Ai po transportohet në Marine One në Joint Base Andrews në Maryland, ku do të mbajë një ceremoni.
Ai foli shkurtimisht me gazetarët ndërsa u largua, duke thënë se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin Amerikan.
Pas ceremonisë në bazën ushtarake ai do të fluturojë për në Florida në vendpushimin e tij Mar-a-Lago. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden.
Më herët Trump ka uruar administratën e re, por pa përmenduar Joe Biden.
Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.