Lajme nga Bota

Donald Trump lufton për vota, Zonja e Parë shkëputje historike nga fushata

Donald Trump lufton për vota, Zonja e Parë shkëputje historike

Zonja e parë Melania Trump ka shkëputje historike dhe nuk ka shkelur gjurmët e fushatës këtë vit edhe pse bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, lufton për vota, veçanërisht midis grave të bardha.

Një burim që e njeh Zonjën e Parë ka thënë për CNN se Melania Trump po bën atë që bën shpesh: "Është ajo që është".

"Ajo bën atë që dëshiron, kur dëshiron ... Ajo mund të jetë një kundërvënëse", tha një ish-punonjës i Shtëpisë së Bardhë.

Fushata ka kërkuar praninë e saj. Por me zgjedhjet më pak se dy javë larg dhe pa ndonjë ngjarje të planifikuar, nuk ka gjasa që Zonja e Parë të angazhohet në ndonjë mënyrë domethënëse. Kjo qëndron në kontrast të plotë me pothuajse të gjitha zonjat e para moderne, shumë prej të cilave shërbyen sirol kritik në fushatën e burrave të tyre tek gratë votuese.

Melania Trump nuk ka qenë kurrë komode në sytë e publikut dhe udhëtimet në fushatë nuk janë diçka që ajo i pëlqen, tha një burim që ka punuar me Zonjën e Parë. Ajo preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të jetë prezente për djalin e saj, Barron.

Një burim i njohur për shërimin e Zonjës së Parë nga Covid-19, me të cilin ajo u diagnostikua në fillim të këtij muaji, thotë se shkaku i mosshfaqjes në fushatë ka të bëjë me virusin që ajo sapo kaloi.

"Nuk jam i sigurt pse ajo po kritikohet për kujdesin për veten dhe djalin e saj kur të dy dolën pozitivë për koronavirus", thotë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Mosgatishmëria e saj për të bërë fushatë ose për të marrë pjesë në mbledhjen e fondeve ka qenë një koncept zhgënjyes për anëtarët e fushatës Trump, pasi një Zonjë e Parë duhet të flasë me votuesit dhe kjo ka qenë historikisht mënyra më tërheqëse dhe efektive.