Lajme nga Bota

Dorëhiqet qeveria holandaze për shkak të skandalit me fondet për fëmijët

Dorëhiqet qeveria holandaze për shkak të skandalit me fondet

Lajmi i fundit vjen nga Holanda. Kryeministri Mark Rutte ka deklaruar se do të japë dorëheqjen gjithë kabineti i tij. Kërkesa do t`i dorëzohet mbretit.

Shkak është bërë skandali me fondet për fëmijët, histori që nis që nga 2012-ta dhe numri i prindërve të përfshirë mund të jetë deri në 26,000.

Zyra e taksave të vendit ka akuzuar gabimisht mijëra familje për mashtrim në lidhje me sigurimin e jetëve të fëmijëve midis viteve 2013 dhe 2019. Qytetarëve iu kërkua që të ribënin pagesa të dhjetëra mijëra eurove, duke çuar shumë familje në borxhe të mëdha dhe në disa raste në divorc.

Shumë familje bënë hapur thirrje që qeveria të tërhiqej, duke thënë se ata kishin humbur besimin në aftësinë e kabinetit për të pastruar sistemin.

Ç`ndodh më pas?

Rutte ka udhëhequr tre qeveri që nga 2010-ta. Zgjedhjet e reja do të jenë në mars të këtij viti dhe nuk do ishte çudi që Rutte të drejtonte sërish. Pavarësisht këtij skandali, popullariteti i tij është i madh dhe sondazhet e nxjerrin lart në klasifikim.

*Artikulli i BBC u përshtat në shqip nga Tiranapost.al