Lajme nga Bota

Dorëzohet Suedia dhe i bashkohet masave të gjithë botës për të frenuar Covid-19

Dorëzohet Suedia dhe i bashkohet masave të gjithë botës

Suedia nuk u mbyll asnjë ditë kur të gjithë u mbyllën, nuk i vendosi maskat me detyrim dhe nuk mori masa drastike për të luftuar koronavirusin. 

“Situata do të përkeqësohet”, tha kryeministri suedez, Stefan Lofven, që ndaloi grumbullimet me më shumë se 8 persona dhe bëri disa sugjerime si : Mos shkoni në palestër, mos shkoni në bibliotekë, mos darkoni jashtë, mos bëni festa.

Rastet e të infektuarve në Suedi (llogatitur për frymë) janë aktualisht 10 herë më të larta se Finlanda dhe katër herë më të larta se Norvegjia.

Numri i të shtruarve në spitale është rritur në më shumë se çdo shtet Europian. Suedia synoi që në fillim fitimin e imunitetit të tufës dhe nuk ndoqi strategjinë e mbylljes, por nuk pati sukses.

*Burimi Financial Times