Lajme nga Bota

Dr. Fauci do ketë dalë në pension para se mandati i Biden të mbarojë

Dr. Fauci do ketë dalë në pension para se mandati i Biden të

Dr. Anthony Fauci planifikon të dalë në pension deri në fund të mandatit aktual të Presidentit Joe Biden.

Fauci është eksperti kryesor i qeverisë për sëmundjet infektive. Ai shërben si këshilltari kryesor mjekësor i Biden dhe ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për dekada.

Dr. Fauci tha se nuk një datë specifike në mendje dhe as nuk ka nisur me procesin e daljes në pension, por që deri në fund të mandatit të Biden, do jetë larguar nga detyra.

Mandati i Biden mbaron në 2025-ën.

“Deri në ditën e fundit të mandatit të parë të Bidenit, me shumë mundësi do kem dalë në pension,” tha Fauci.

Fauci shtoi se nuk ka në plan të qëndrojë në detyrë derisa koronavirusi të zhduket. Madje ai mendon se Covid do të jetojë gjatë me ne.

“Unë mendoj se do të jetojmë me këtë për vitet në vijim”, tha Dr. Fauci.

Sot 81-vjeç, Fauci ka shërbyer për më shumë se pesë dekada nën shtatë presidentë, duke këshilluar çdo president amerikan që nga Ronald Reagan.

Fauci ka ndihmuar në udhëheqjen e reagimit federal të shëndetit publik ndaj krizës së HIV/AIDS-it, Ebolës, virusit Zika dhe frikës së antraksit. Ai u bë qendra e vëmendjes në fillimin e pandemisë së koronavirusit, duke u shfaqur si një zë kyç në shëndetin publik.