Lajme nga Bota

Dr. Fauci paralajmëron rritje të infektimeve me Covid pas “Ditës së Falenderimeve”

Dr. Fauci paralajmëron rritje të infektimeve me Covid pas

Shtetet e Bashkuara mund të pësojnë "rritje të madhe" të rasteve të infektimeve me Covid pas “Ditës së Falenderimeve”.

Një ditë më parë Dr. Anthony Fauci tha se nuk ishte "vonë" për ata që ende nuk kishin udhëtuar për të ndihmuar në frenimin e virusit duke mbajtur maska ??dhe duke u distancuar nga shoqëria.

“Dita e Falenderimeve”  zakonisht paralajmërojn javën më të ngarkuar të udhëtimeve në SHBA.

SHBA ka regjistruar më shumë se 13 milionë raste infektimesh me Covid dhe më shumë se 266,000 të vdekur.

Që nga e diela, numri i rasteve Covid-19 të regjistruara në nëntor ka tejkaluar katër milion, dyfishin e shifrës së regjistruar në tetor.

*Artikulli i marrë nga BBC. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.